Largimi i Kimpembe nga PSG, flet Galtier

Christophe Galtier, trajneri i ri i PSG duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë mbrojtësin Presnel Kimpembe edhe pse jo gjithçka është në dorën e tij. Ky i fundi është lidhur me një transferim te Chelsea teksa londinezët kërkojnë ta bashkojnë me Koulibaly.
Gjithsesi, tekniku Galtier thekson se lojtari i kombëtares franceze është një mbrojtës i cili ka të gjithë admirimin e tij dhe se në lidhje me kalimin në Angli, nuk i merr shumë seriozisht zërat e merkatos.
“Kam lexuar gjithçka është shkruar për Kimpembe, madje kam qenë së bashku me lojtarin dhe kemi qeshur shumë në lidhje me zërat e merkatos. Unë e pëlqej shumë atë, është një qendërmbrojtës i shkëlqyer. Por, nuk e di çfarë do të ndodhë në vijim”, u shpreh Galtier.