75 Mall Live Search
09:39 / E Diele, 17 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zinchenko shumë pranë kalimit te Arsenali

Manchester City dhe Arsenali janë afër marrëveshjes së dytë në këtë merkato.

Pasi u zyrtarizua kalimi i Gabriel Jesusit nga City te Arsenali, tani “Topçinjtë” janë shumë afër të nënshkruajnë me një lojtar tjetër.

Bëhet fjalë për ukrainasin, Oleksandr Zinchenko i cili do t’i bashkohet ekipit nga Londra,

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 30 milionë funte.

Ndërkohë, tani ka edhe progres në bisedimet mes Arsenalit dhe futbollistit për pagën.