Mozzik e fshiu, rikthehet në “Youtube” dueti me Noizyn!

Bashkëpunimi mes Mozzik e Noizy, “Bonjour Madame”, rezultoi të jetë shumë i suksesshëm.
Mirëpo, ditëve të fundit është vërejtur se ky duet është fshirë nga kanali, “Youtube”, gjegjësisht nga Mozzik, shkruan Indeksonline.
E gjithë kjo duket se erdhi pas aludimeve se mes Noizy-t dhe Loredanës ka pasur diçka më shumë se miqësi.
Duke hulumtuar në “Youtube” vërejmë se kënga është ripostuar nga një tjetër kanal.
Se cili do të jetë veprimi i radhës nga reperët, mbetet të shihet ditëve në vazhdim./Indeksonline/