E konfirmon edhe Romano, Broja afër kalimit te skuadra rivale e Chelseat

Armando Broja është afër të largohet nga Chelsea. Sulmuesi shqiptar pritet të huazohet te West Ham.
Raportohet se skuadra londineze është marrë vesh me Brojën dhe gjatë ditës pritet të ketë bisedime me Chelsean për të finalizuar huazimin me të drejt blerje.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Fabrizio Romano.
Broja thuhet se do të ketë pagë shumë më të majme te West Ham dhe Moyes i ka garantuar hapësirë në sulmin e “çekanëve”./Indeksonline/