Vrasja e trefishë në Fushë Krujë, njëri nga viktimat paska qenë dost i reperit kosovar

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha u ekzekutuan në makinën e tyre nga katër persona të panjohur dje në Fushë Krujë.
Autorët i dolën para makinës Volkswagen Passat me të cilën po udhëtonin viktimat dhe i qëlluan me breshëri automatiku.
Martinaj rezultoi të jetë shok i afërt i reperit Stresi. Por, duket se raporte të afërta me të paska patur edhe një reper nga Kosova.
Bëhet fjalë për Feron. Reperi kosovar ka ndarë një foto me të ndjerin Martinaj duke u lutur që të prehet në parajsë.
“Allahu nXhenet vllau jem”, shkruan Fero në Instagram./Indeksonline/
