75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 19 Korrik 2022 / AR

Video/ Shtrëngim duarsh e buzëqeshje, Shqipëria ulet në tryezën e Europës

Shqipëria nis sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.

Kryeministri Edi Rama bashkë me delegacion ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, raporton Indeksonline.

Para takimit, ai ndau pamje teksa shtrëngon duart me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaceski dhe atë çek, Petr Fiala. Në fytyrat e tyre shihet buzëqeshje.