75 Mall Live Search
10:03 / E Martë, 19 Korrik 2022 / C E

Lewandowski refuzoi dy skuadra të mëdha dhe pagën më të lartë për tu bashkuar me Barcën

Robert Lewandowski është bashkuar me skuadrën e Barcelonës duke u larguar nga Bayerni pas tetë vitesh.

Katalonasit paguan 45 milionë euro në arkat e bavarezëve për sulmuesin polak, shkruan Indeksonline.

Por interesim për sulmuesin kishte edhe nga skuadra e Chelseas dhe PSG,

Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta ka zbuluar se Lewandowski ka refuzuar dy skuadrat evropiane dhe pagën më të lartë për të luajtur në Camp Nou. /IndeksOnline/