Për çdo ushtar të vrarë në Ukrainë, Putin iu ofron prindërve të viktimave para ose veturë Lada të re!

Gazetari i BBC, Francis Scarr ka bërë një hulumtim trishtues për agresionin rus në Ukrainë. Shtojca tregon se Putin po shpërblen prindërit e ushtarëve të vrarë në Ukrainë me para ose me nga një veturë Lada të re. Një emision për këtë është publikuar të dielën edhe në televizionin publik rus.
Në emision shihet një çift i moshuar duke folur për djalin e tyre që vdiq në Ukrainë. Raporti fillon në dhomën e tyre të ndenjjes dhe dëgjojmë zërin e rrëfyesit që thotë: “Ashtu si paraardhësit e tij, edhe ai luftoi kundër fashizmit…”.
Ushtari i vrarë rus quhej Alexey Malov dhe i njëjti u vra në ditën e tretë të konfliktit në Ukrainë. “Për nder të djalit tonë, kemi marrë një makinë të re e të bukur Lada” thotë babai i ushtarit të vrarë rus.
Ky model i Ladas kushton rreth 10 mijë euro në Rusi.
“Djali im ka dashur gjithmonë të ketë një makinë të bardhë si kjo” thotë ndër të tjera babai i ushtarit të vrarë rus./Indeksonline/
You couldn't make this up
— Francis Scarr (@francis_scarr) July 18, 2022
Last night Russian state TV ran a report on the unexpected 'benefits' of having your son killed in Ukraine
You can buy a Lada with the compensation given to you by the state! pic.twitter.com/itzuSiSMhC