75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 19 Korrik 2022 / AR

Varhelyi: Jemi të përkushtuar për ta sjellë Ballkanin Perëndimor në BE, sot po bëjmë hapin e madh

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka përshëndetur Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi thekson se prioritet është Ballkani Perëndimor dhe ky është një hap i madh drejt këtij angazhimi.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut . Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda #BE-së. Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, shkruan Varhelyi.