75 Mall Live Search
16:47 / E Martë, 19 Korrik 2022 / Gj. Sh

U raportua se u largua nga Llapi shkaku i hartës në ndeshjen kundër Buducnostit, Batatina demanton mediat Malazeze

Largimi i Igor Vukcevic nga Llapi nuk ka të bëjë fare me pankartat që u shfaqën nga tifozeria shqiptare në ballafaqimin ndaj Buducnostit.

Sot, mediat malazeze raportuar se Igor Vukcevic është larguar nga KF Llapi pas ndeshjes me Buducnostin, shkruan GazetaBlic Sport.


“Pankarta skandaloze në ndeshjen mes Llapit dhe Buduçnostit është arsyeja e largimit të futbollistit malazez Igor Vukçeviq nga klubi kosovar”, thuhet në mediat malazeze.

Megjithatë kjo u demantua menjëherë nga Tahir Batatina, trajneri i Llapit, i cili tha se lojtari u largua shkaku i cilësive dhe marrëveshjes që kishin.

“Nuk është e vërtetë, këto janë dezinformata”, tha fillimisht Tahir Batatina për ‘GazetaBlic Sport’.

“Ne kemi pas marrëveshje fillimisht për ndeshjet e Evropës, kemi dashur të shohim cilësitë e tij. Ia kam dhënë rastin dhe e kam parë që nuk ka ndonjë cilësi më të madhe se lojtarët tanë që i kemi në atë pozitë dhe pas ndeshjeve të Evropë kemi marrë vendim që të mos vazhdojmë”, përfundoi ai.