75 Mall Live Search
18:15 / E Martë, 19 Korrik 2022 / OSH

Serbia uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Serbia e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ministria e Jashtme e këtij vendi me anë të një reagimi në Twitter, tha se ky është një lajm i pritur prej shumë kohësh.

“Një lajm të pritur prej kohësh për fqinjët, miqtë dhe partnerët e tanë të Open Balkan, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria “.

Tutje thuhet se të dyja vendet mund të mbështeten në bashkëpunimin e Serbisë, me gjithë zemër të Serbisë, në punën për të ardhmen e përbashkët brenda familjes BE-së.