75 Mall Live Search
08:41 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / B O

Hapësira rreth Hekurudhës së Prishtinës po ndryshon, ja si po duket sot

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë publike ndryshimet e fundit që janë bërë tek hapësira rreth Hekurudhës së Prishtinës.

Zogaj ka bërë të ditur se rreth saj po ndërtohet “Korridori i Gjelbërt”.

“Hapësira rreth Hekurudhës se Prishtinës po merr identitet tjetër, rreth saj po ndërtohet ‘Korridori i Gjelbërt’. 🌳🌳🌳🌳🌳 Ekipet e Manifesta 14 janë duke punuar vazhdimisht në rregullimin e kësaj hapësire, gjelbërimi, ndriqimi publik dhe staza e ecjes po i japin vlerë këtij projekti! 💛 Përsëri, një shembull për të gjithë, me qytetarët” shkruan Zogaj në njoftim.