75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / B O

E ardhmja e Brojës, deklarohet Tuchel

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që sulmuesi shqiptar, Armando Broja, të largohet nga klubi këtë verë, pavarësisht interesimit nga një mori rivalësh të Premier Leagues.

“Nuk pres që Armando të largohet. Jemi në dijeni të ofertave dhe interesave. Këtë vendim do ta marrim së bashku me pronarin dhe lojtarin. Kur ai ishte këtu, isha i vetëdijshëm se ai po përpiqej të bënte përshtypje dhe të bëhej lojtar i Chelseat sa më shpejt të ishte e mundur”, tha Tuchel.

Broja, 20 vjeçar, e kaloi sezonin e kaluar në huazim me Southampton, me performancën që tërhoqi vëmendjen e disa klubeve të tjera të ligës, duke përfshirë West Hamin dhe Evertonin.