75 Mall Live Search
14:56 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / k.v

Bulliqi uron kryetarin e ri të PDK-së në Podujevë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, Isak Shabani ka marr një urim për pozitën e re edhe nga kreu i Komunës, Shpejtim Bulliqi.

Kryetari Bulliqi i ka uruar atij suksese tutje në një koment në postimin e Shabanit ku tregon se ka marr në duar timonin e PDK-së në këtë komunë.

Shabani ka thënë se synimi i tij është i bazuar në nevojën e zgjerimit të strukturave me personalitete e kuadro të reja si dhe përfaqësim sa me të gjerë të femrës dhe të rinjve.

Ai ka falënderuar veçanërisht veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së që falë sakrificës dhe flijimit të tyre ne sot jetojmë dhe veprojmë lirshëm./IndeksOnline/