Pamje/ Policia dhe Autoambulanca te rruga B, aksidente e rrahje, ka të lënduar

Policia dhe Autoambulanca janë parë mbrëmjen e sotme në rrugën B në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline konfirmon se në atë vend kanë ndodhur dy akisdente trafiku.

Pas njërit aksident, disa persona janë përfshirë në një rrahje, ku më pas Policia ka shoqëruar për në stacion dy persona.
Nga aksidenti i dytë, katër personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për dy aksidente trafiku në rrugën “B” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona. Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhë në mes të një veture dhe kamioni ku si pasojë e aksidentit, katër personave janë lënduar, u është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me këto ngjarje policia ka nisur hetime”, u shpreh Ahmeti./Indeksonline/



