75 Mall Live Search
12:20 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / k.v

Mungon mirëmbajtja e rrugëve/ Policia detyrohet të largoi vet veturat e aksidentuara (Video/foto)

Mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve nacionale, po detyron shpesh herë zyrtarët policor të kryejnë edhe punën që nuk u takon.

Ata sot u panë në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht të udhëkryqi në Arllat, teksa largonin një automjet të aksidentuar nga rruga për ta hapur atë për qarkullim.

Nuk janë të rralla rastet kur policët e trafikut shihen teksa largojnë automjetet e aksidentuar nga vendi i ngjarjes, krejt kjo si pasojë e mungesës së kompanisë  që mirëmban rrugët./IndeksOnline/