Biden infektohet me COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Sipas njoftimit, Biden momentalisht ka vetëm simptoma të lehta të virusit.
Presidenti amerikan, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë vaksina përforcuese, do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet në deklaratë.