75 Mall Live Search
08:29 / E Premte, 22 Korrik 2022 / B O

Marrëveshja për grurin, ky është pakti mes Ukrainës, Rusisë e Turqisë

Eksporti i miliona ton drithë nga Ukraina e shkatërruar nga lufta do të monitorohet bashkërisht nga palët në konflikt nën udhëheqjen e OKB-së.

Një marrëveshje për t’i dhënë fund bllokadës ruse të drithërave në Detin e Zi, e cila ende nuk është nënshkruar, parashikon një qendër të përbashkët kontrolli në Stamboll, e cila thuhet se do të menaxhohet nga Kombet e Bashkuara dhe me personel nga përfaqësues nga Rusia, Ukraina dhe Turqia.

Në metropolin turk do të përcaktohen edhe koordinatat e sakta për korridorin humanitar nga deti ndërmjet Ukrainës dhe Bosforit.

Palët ranë dakord gjithashtu që anijet e destinuara për në Ukrainë fillimisht të kontrolloheshin në Stamboll për t’u siguruar që ato të mos mbanin armë ose të ngjashme. Anijet në korridorin humanitar dhe portet e përfshira nuk duhet të sulmohen.

Marrëveshja është fillimisht e vlefshme për katër muaj. Zbatimi – dhe rrjedhimisht eksporti i ushqimit nga Ukraina – mund të zgjasë disa javë. Marrëveshja është planifikuar të nënshkruhet në Stamboll sot në mesditë./Indeksonline/