75 Mall Live Search
20:55 / E Premte, 22 Korrik 2022 / Gj. Sh

“Gjeje kush është kthyer” – Edhe Vedat Muriqi konfirmon transferimin te Mallorca

Vedat Muriqi karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit spanjoll.

Reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar me Mallorcan, klub të i cili ishte i huazuar në gjysmë-sezonin e fundit, shkruan Gazeta Express.

Muriqi ka publikuar dy fotografi në llogarinë e tij në “Twitter”, duke konfirmuar kështu arritjen e marrëveshjes.

“Gjeje kush është kthyer”, shkroi sulmuesi prizrenas krahas fotografive.

Muriqi regjistroi 16 paraqitje në total me skuadrën spanjolle në sezonin e fundit, teksa shënoi 5 gola e shtoi 3 asistime.

Vedat Muriqi me Mallorcan do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.