Kjo verë është e Dhuratës! Sukses i paparë me “Adrenalina”

Dhurata Dora po shijon kulmin e sukseseve këtë verë.
Ylli i muzikës ka publikuar dy bashkëpunime gjigante në një kohë të shkurtër dhe të dytë e kanë vënë në piedestalin e hiteve të kësaj sezone.
“Gajde” të cilin e solli me Elvanën rezultoi një hit i padiskutueshëm e si duket, as “Adrenalina” nuk po ia lë keq.
Kënga e publikuar dy ditë me parë ka mbledhur mbi 3 milionë e 400 mijë klikime në Youtube, teksa numri i tyre sa shkon e rritet.
Dhurata, si një “Hit-maker” e vërtetë, ka bashkuar forcat me Lucianon për të sjellur një këngë shumë ritmike e që të bën të kërcesh.
Se kjo verë është e Dhuratës, s’ka fare diskutim!/Indeksonline/