Di Maria debuton te Juventusi, goditet nga gjyqtari! (VIDEO)

Pasi u transferua te Juventusi, Angel Di Maria ka debutuar me fanellen Bardh e Zi.
Debutimi i tij ndodhi në ndeshjen miqësore ku Juventuesi luajti kundër CD Guadalajara, të cilën e fituan me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.
Golashënues për “Zonjën e Vjetër” i shënuan futbollistët nga akademia.
Fillimisht sulmuesi Cosimo Marco Da Graca shënoi për 1-0 në minutën e 10-të, ndërsa golin e dytë e shënoi Mattia Compagnon në të 80-ën minutë.
Por debutimi i Di Marias nuk shkoi mirë te Juventusi, pasi ai në një moment të ndeshjes, u godit nga gjyqtari, dhe ra në tokë me dhimbje.
Videoja e përpalasjes me gjyqtarin u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.
Përkundër goditjës që morri nga gjyqtari, Di Maria nuk pësoi ndonjë lëndim, dhe vazhdoi ndeshjen.
Në këtë takim debutoi edhe i rikthyeri te Juventusi, mesfushori franzez paul Pogba./Indeksonline/