Zyrtare: David Domgjoni transferohet në kampionatin e Turqisë

Futbollisti Kosovar David Domgjoni, është transferuar në kampionatin turk, te skuadra e Manisas.
Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e klubit turk, transmeton Indeksonline.
Manisa garon në kategorinë e dytë të futbollit turk.
“Jam i lumtur që vij në një klub që synon Superligën”, ishin fjalët e Domgjonit gjatë prezantimit.
Domgjoni i lindur në Prizren, ka qenë pjesë e Shqipërisë në grupmoshat U17, U19 dhe U21, ndërsa tash te seniorët ka dy paraqitje me Kosovën./Indeksonline/