75 Mall Live Search
18:43 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / C E

Lukaku mund të qëndrojë tek Interi për dy vite si i huazuar

Chelsea ka një marrëveshje me Interin e Milanit që ia mundëson Romelu Lukakut të qëndrojë në Itali për një vit të dytë.

Pas një sezoni të dobët dhe, nganjëherë të ashpër, në Stamford Bridge, sulmuesi u kthye në San Siro.

Interi pagoi rreth 7 milionë funte për të marrë 29-vjeçarin në huazim për një vit, i cili i ndihmoi ata të fitonin Serinë A në sezonin 2020-2021.

Megjithatë, ai mendohet se nuk ka të ardhme në Stamford Bridge pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare dhe Sportsmail kupton se tashmë ka një marrëveshje ‘në parim’ për të zgjatur marrëveshjen e huazimit për një vit tjetër.

Sipas raportimeve në Itali, sulmuesi belg është vendosur në një dietë të veçantë pasi u shfaq mbi peshë te Interi.