75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 24 Korrik 2022 / Gj. Sh

Real Madrid vazhdon kontratën me tre futbollistë

Real Madrid ka vazhduar kontratën me tre prej futbollistëve kryesor.

Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se Eder Militao, Vinicius dhe Rodrygo kanë nënshkruar kontratat e tyre të reja me klubin mbretëror, transmeton Indeksonline.

Militao ka nënshkruar kontratën deri në Qershor të vitit 2028 ku klauzola e lirimit është 500 milion €.

Kontrata e Vinícius është vazhduar deri në Qershor të vitit 2027 me një klauzol lirimi prej 1B, ndërsa Rodrygo ka vazhduar kontratën deri në Qershor 2028 dhe klauzola e lirimit është €1B./Indeksonline/