75 Mall Live Search
20:12 / E Diele, 24 Korrik 2022 / Gj. Sh

Milani humbet durimin për Renato Sanches

Skuadra e Milanit prej kohësh është në bisedime për transferimin e Renato Sanches.

Por si duket drejtuesit e klubit italian e kanë humbur durimin duke pritur përgjigjen e mesfushorit portugez, shkruan Indeksonline.

Sanches raportohej se kishte marrëveshje me Milanin që nga muaji janar, por pasi PSG iu fut garës, futbollisti si duket ka ndryshuar mendim.

Mediat italiane raportojn se tani Milani ka kthyer vëmendjen te futbollisti i Aston Villes, Carney Chukwuemeka./Indeksonline/