75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 24 Korrik 2022 / AR

Prezantuesja shqiptare në pritje të ëmbël dhe lajmin ia zbuluan komplet rastësisht

Andresa Ambrosio është në pritje të ëmbël. Prezantuesja që prej vitesh e shohim tek “E diela shqiptare”, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin ia zbuloi komplet rastësisht një telefonuese tek Telebingo, e cila e pyeti Andresën nëse është shtatzënë pasi kështu i dukej nga fustani i gjerë. Andresa qeshi dhe pastaj iu drejtua Arditit: “Zonja ka të drejtë”.

Edhe Arditi u habit nga ky lajm dhe përqafoi Andresën ndërsa ajo tregoi se kishte vendosur që ta ndante lajmin e ëmbël javën tjetër, por ja që ia zbuluan rastësisht. I urojmë Andresës shtatzëni të mbarë!