75 Mall Live Search
22:01 / E Diele, 24 Korrik 2022 / AR

Del i rremë alarmi për bombë në Universitetin e Prishtinës

Ka rezultuar i rrejshëm alarmi për bombë në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, tha ajo.