75 Mall Live Search
22:22 / E Diele, 24 Korrik 2022 / Gj. Sh

Laporta: Do të flasim me De Jong për ta zgjedhur situtën

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka komentuar situatën e Frenkie De Jong.

Holandezi është lidhur me një kalim te Manchester United gjatë këtij afati kalimtar veror, shkruan Indeksonline.

Pavarësisht dëshirës së trajnerit Erik ten Hag dhe insistimit të klubit anglez, dëshira e De Jong është të qendrojë në Camp Nou.

Situatën e holandezit e ka komentuar edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

“Ai është lojtari ynë dhe na pëlqen shumë.

Ne kemi pasur oferta për Frenkie , por nuk po i pranojmë ato për momentin.

ne duam të flasim me të dhe të zbulojmë saktësisht se çfarë dëshiron. Duhet të sqarojmë disa aspekte të situatës.”, tha Joan Laporta për ESPN gjatë turneut parasezonal të katalanasve në Shtetet e Bashkuara./Indeksonline/