Aksidenti fatal në Rahovec, viktima është daja i deputetit të VV-së

Një person sot ka vdekur në një aksident trafiku afër Xërxës së Rahovecit. Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka njoftuar se viktima është daja i tij.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai e kemi kthimin!
Sot paradite në një aksident trafiku ndërroi jetë daja im, haxhi Ramadani, i biri i haxhi Qamilit.
Allahu e faltë dhe e mëshiroftë!
Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë pas kryerjes së obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka shkruar ai./Indeksonline/