Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ka të lënduar

Aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër Lipjanit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në aksident janë të involvuara dy automjete, një me targa të huaja kurse një me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit raportohet edhe për të lënduar.
Indeksonline është në pritje të përgjigjes së Policisë për të mësuar detaje të reja.