Eriksen prezantohet te Manchester United, tregon arsyen pse zgjodhi të luaj për “Djajtë e Kuq”

Christian Eriksen sot është prezantuar edhe zyrtarisht si futbollist i ri i Manchester United.
Danezi u transferuar si futbollistë i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me skuadrën e Brentfordit, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se u bashkua me Manchester United pas bisedave që kishte me trajnerin Erik ten Hag.
“Para së gjithash, futbolli”, tha Eriksen, kur u pyet se pse preferonte të vinte në Old Trafford.
“Dmth, unë jam një djalë që dua të luaj futboll dhe mendoj se, me idenë e ardhjes së trajnerit dhe idetë që ai kishte, dhe gjithashtu me bisedat e mia me të, dua të them se mund ta shihja veten duke luajtur futboll në Mançester.
“Dhe, në të njëjtën kohë, është një klub shumë, shumë i madh – nëse jo më i madhi. Nëse e shqipton diku, ata e dinë se nga është, ata e dinë se nga vijnë vendasit.
“Ka një histori të madhe dhe është një ndjenjë e bukur të jesh pjesë e diçkaje që është kaq e madhe në histori.”, tha Eriksen gjatë prezantimit./IndeksOnline/