75 Mall Live Search
08:33 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

Musliu-Shoshi mirëpret marrëveshjen me MCC-në: Më në fund një hap pozitiv

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka mirëpritur marrëveshjen në vlerë 236.7 milionë dollarësh mes Kosovës me MCC-së.

Ajo thotë se më në fund është për t’u vlerësuar fakti që pas 1 viti e gjysmë e kemi një hap pozitiv në politikën e jashtme dhe këtë krejtësisht falë SHBA-së.

“Vizitat e tjera kanë qenë eksperimente dhe eksperienca personale e politike të Kurtit e Osmanit, pa ndonjë agjendë konkrete për shtetin tonë në relacion me SHBA-në.

Fokusi i takimit me Sekretarin Blinken 🇺🇸  na tregon se ka vendosmëri amerikane për një proces të dialogut Kosovë-Serbi, andaj mbetet të shihet qasja, kuptimi i drejtë i mesazheve amerikane dhe qëndrimi i Qeverisë në temat dhe marrëveshjet që do të trajtohen në të ardhmen e afërt!”, shkruan ajo./Indeksonline/