Tragjike/ Qëllohet për vdekje reperi i njohur

Reperi me famë botërore, JayDaYoungan, ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas policëve, përveç reperit është gjuajtur me armë edhe një i afërm i tij i cili mendohet të jetë babai, transmeton Indeksonline.
JayDaYoungan, emri i vërtetë Javorius Scott, ishte vetëm 24 vjeç.
Policia po merret me rastin duke e përshkruar këtë si ngjarje tragjike./Indeksonline/