Nuk iu njoh diploma e Kosovës, Vig Poppa nis studimet në Suedi

Reperi i njohur kosovar, Vigan Bardhi, i njohur me emrin e artit Vig Poppa nuk është aktiv në skenën muzikore si në fillim të karrierës.
Ai më shumë është fokusuar në jetën private ku ka shkuar të jetojë në Suedi me bashkëshorten dhe dy fëmijët, shkruan Indeksonline.
Përmes një postimi në Instastory, bashkëshortja e tij e zbuloi këtë lajm.
”Dashuria ime, ja dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet! Po tallesh? Po fiton në jetë dhe jam tejet e lumtur ta ndaj atë me ty”, shkroi ajo në postim të cilin e ripostoi reperi./Indeksonline/
