75 Mall Live Search
22:54 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / Gj. Sh

Batatina ”Thumbon” Dritën pas humbjes nga Antwerp

Drita sonte ka pësuar humbje me rezultat 0-2 nga skuadra e Antwerpit, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Konferencës.

E pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thumbur skuadrën nga Gjilani për pranin e tifozëve, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se sonte u vërtetua se vetëm skuadra e Llapit e mbush stadiumin “Fadil Vokrri” me tifozë, pasi është klub me traditë dhe adhurohet më së shumti në Kosovë.

”Sot edhe një herë tjetër u vërtetua se stadiumin “Fadil Vokrri” e mbush vetëm klubi me traditë, KF Llapi. Nuk ka rëndësi as dënimi por e rëndësishme është që jemi klubi që adhurohemi më së shumti në Kosovë. Vazhdojmë fuqishëm drejt synimit madhor”, ka shkruar Batatina në facebook./Indeksonline/