75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 29 Korrik 2022 / k.v

Bie nga kati i pestë, vdes një person rreth 40-vjeç në Pejë

Një person rreth të 40-tave ka vdekur mbrëmë në Pejë pasi ka rënë nga kati i pestë i një objekti.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se ende nuk është mësuar identiteti i viktimës.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i cili ka dal në vendin e ngjarjes.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar në lidhje me rastin…