75 Mall Live Search
16:38 / E Premte, 29 Korrik 2022 / Gj. Sh

Milan arrin marrëveshje për transferimin e futbolistit të njohur

Më në fund futbollisti belg, Charles De Ketelaere është shumë afër që të bëhet lojtari i ri i Milanit.

Kështu ka raportuar gazetari Gianluca DiMarzio, transmeton Indeksonline.

Pasi futbollisti ka hequr dorë  nga një pjesë e pagës, drejtuesit e kuqezinjëve sot kanë arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e belgut në San Siro.

Raportohet se marrëveshja është arritur për 32 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse, po ashtu Milani në marrëveshje ka përfshir edhe një perqindje për rishitjen e futbollistit.

De Ketelaere pritet të udhëtoj sonte drejt qytetit të Milanos, ku do ti nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas raportohet se do të nënshkruaj kontratë peë vjeçare me pagë 2.2 milionë euro në sezon./Indeksonline/