75 Mall Live Search
18:46 / E Premte, 29 Korrik 2022 / Gj. Sh

Dështimi për ta transferuar Kounden, Chelsea kthen sytë nga mbrojtësi i Bayernit

Spekulimet duke lidhur lojtarët e ndryshëm me një transferim te Chelsea nuk kanë të ndalur, ku tani një tjetër mbrojtës po përflitet se është nën radarin e londinezëve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bayern Munich, Benjamin Pavard, ku sipas gazetarit Christian Falk, Chelsea e ka në listën e të preferuarve mbrojtësin francez, përcjell KosovaPress.

Pas largimit të Rudiger dhe Christensen, Chelsea ka afruar në skuadër mbrojtësin Kalidou Koulibaly, ndërsa ka dështuar në transferimin e Jules Kounde, i cili mbrëmë iu bashkua gjigantit katalunas, Barcelona.

Por, si duket Chelsea ka gati një listë me alternativat e Koundes, pasi siç bëhet e ditur, është duke e monitoruar situatën e Pavard, së bashku me mbrojtësit e tjerë si Wesley Fofana të Leicester dhe Presnel Kimpembe të Paris Saint-Germain.