Ronaldo nuk ftohet në ndeshjen kundër Atletiko Madridit

Telenovela e verës me protagonist Cristiano Ronaldon ofron një kapitur të ri. CR7 është lënë jashtë skuadrës së Mançester Junajtid për përballjen me Atléticon e Madridit, që do të zhvillohet të shtunën dhe, ndonëse klubi nuk ka dashur të japë detaje, ai mund të lihet jashtë skuadrës edhe kundër Rayo Vallecanos, në ndeshjen që do luhet të dielën.
Përveç kësaj, në njoftimin ku është publikuar edhe lista e të grumbulluarve, ku janë tri nënshkrimet e Man. United, Eriksen, Malacia dhe Lisandro Martínez, thuhet se “Ten Hag pritet të ketë një ekip të fortë për ndeshjen e së shtunës kundër Atléticos së Madrid, ndërsa të dielën, Kundër Rayo Vallecanos, do t’u jepet hapësirë prurjeve të reja.”
20 të përzgjedhurit nga Ten Hag:
Portierë: David De Gea, Tom Heaton, Matej Kovar.
Mbrojtës: Diogo Dalot, Victor Lindelöf, Harry Maguire, Tyrell Malacia, Lisandro Martínez, Alex Telles.
Mesfushorë: Christian Eriksen, Bruno Fernandes, Fred, James Garner, Scott McTominay, Facundo Pellistri, Donny van de Beek.
Sulmues: Anthony Elanga, Anthony Martial, Marcus Rashford, Jadon Sancho.