75 Mall Live Search
11:18 / E Shtunë, 30 Korrik 2022 / MSH

Vetaksidentohet një kamion në Bibaj, përfundon me fatalitet

Një vetaksident ka ndodhur më herët në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Indeksonline raporton se bëhet fjalë për një kamion dhe se ka edhe viktima.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete” ka deklaruar Krasniqi për Indeksonline.