75 Mall Live Search
20:34 / E Shtunë, 30 Korrik 2022 / Gj. Sh

Liverpul mposht Cityn, fiton trofeun e parë sezonal

Liverpuli e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1 në finalen e FA Community Shield.

Ky është trofeu i parë sezonal i fituar nga skuadra e Jurgen Klopp, shkruan Indeksonline.

Liverpuli e nisi mirë takimin ku kaloi në epërsi në minutën e 22-të me anë të Trent Alexander Arnold i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Salah.

Skuadra e Guardiolës u rikthye në lojë në minutën e 70-të ku pas një tollovie në mbrojtje, përfitoi transferi i ri Julian Alvarez, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Cityt.

Liverpuli riktheu epërsin me anë të Mohamed Salah i cili ishte i sakt nga penalltia në minutën e 83-të.

Ndërsa golin e sigurisë e shënoi i sapoardhuri Darwin Nunez në minutën 90+4.

Ky ishte trofeu i 16-të i Liverpulit në FA Community Shield, dhe ky trofe i ka munguar që nga viti 2006./Indeksonline/