Spektakel golash në Super Kupën e Gjermanis, Bayern fiton dramën ndaj Leipzigut

Bayern Munchen ka fituar Super Kupën e Gjermanisë për këtë sezon.
Bavarezët mposhtën skuadrën e Leipzigut me rezultat 5-3, shkruan Indeksonline.
Djelmoshat e Nagelsman e nisën shumë mirë takimin, ku pjesën e parë e mbyllën me epërsi 3-0.
Serin e golave e hapi 19-vjeçari Jamal Musiala në minutën e 14-të.
Ish sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane dyfishoi epërsin në minutën e 31-të, ndërsa në fund të pjesës së parë, Benjamin Pavard shënoi golin e tretë për Bayern Munchenin.
Leipzigu shënoin golin e parë me anë të Marcel Halstenberg në mimutën e 60-të, por vetëm pas gjashtë minutave, bavarezët shënuan golin e katërt me anë të Sergey Gnabryt.
Pavarësisht diferencës prej tri golave, skuadra e Leipzigut nuk u dorëzua.
Christopher Nkuku ngushtoi epërsin në minutën e 77-të, pasi ishte i sakt nga pika e bardh.
Minutat e fundit të ndeshjes u zhvillua një dram e vertetë, ku Leipzigi shënoi edhe golin e tretë me anë të spanjollit Dani Olmo në minutën e 89-të.
Bayerni siguroi fitoren me anë të Leroy Sane i cili shënoi në fundin e ndeshjes 90+8, për rezultatin përfundimtar 5-3./Indeksonline/