75 Mall Live Search
09:43 / E Diele, 31 Korrik 2022 / MSH

Polici ishte në aksion të bastistjes, prizrenasi e sulmon me veturë

Një qytetar nga Prizreni ka përfunduar në pranga, pasi sulmoi me veturë policin i cili ishte duke kryer një operacion policor të bastisjes.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në fshatin Shkozë, dje rreth orës 10:50.

I dyshuari u intervistua nga policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari në fjalë u dërgua në ndalim policor.