Gërvalla demanton Lajçakun: Asgjë nuk është shtyer, u dakorduam për 1 shtator vetëm nëse hiqën barrikadat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka replikuar emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se mirëpret njoftimin e Kosovës për të shtyer vendimin për targa dhe njohje të dokumenteve serbe.
Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se asgjë nuk është shtyer, duke thënë se aplikimi i vendimit do të vazhdojë nga 1 shtatori vetëm nëse serbët heqin barrikadat e vendosura në veri të vendit.
“Faktet mbeten fakte: Kosova ka rënë dakord për një propozimtë ShBA-së, në përputhje me BE-në. Ne ramë dakord për një pauzë deri më 1 shtator 2022 – por vetëm nëse bllokadat hiqen deri më 1 gusht. Reciprociteti do të mbetet realitet. Kosova nuk ka “shtyrë” asgjë, rregullorja e kartave të identitetit është dekretuar nga mesnata” ka shlruar ministrja e Jashtme në Twitter.
Ndërkohë, pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbesin të bllokuara, teksa akoma nuk ka pasur ndonjë lëvizje nga civilët serbë, në heqjen e barrikadave të vendosura dje.