75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / MSH

Musliu-Shoshi thotë se Qeveria duhet të mendojë mirë para se të marrë vendime: Nuk është koha për popullizëm!

Deputetja e Partisë Demokratike të Ksoovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas ngjarjeve të djeshme në veri të vendit.

Ajo ka thënë se çdo veprim i Qeverisë, i marrë pa u konsultuar me ShBA-në dhe miqtë ndërkombëtarë të vendit, nuk janë në favor të Kosovës.

Sipas Musliu-Shoshit, Qeveria duhet të mendojë mirë për vendimet e marra dhe se nuk është koha për popullizëm.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Çdo veprim i marrë nga qeveria, pa koordinim me miqt tanë ndërkombëtar e në veçanti me ShBA, nuk do të përfundoj në favor të Kosovës.

Qeveria duhet të merr vendime të mirëmenduara për vendin, para se të veproj.

Nuk është koha për popullizëm! Kosovës i duhet siguri e mbi të gjitha  stabilitet politik dhe ekonomik.

Dështimet mos të përfundojnë si mësim!