75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / k.v

M.United po përgatit ofertën përfundimtare për De Jong

Manchester United mbetet akoma i interesuar të nënshkruaj me yllin e Barcelonës, Frenkie De Jong.

‘’Djajt e kuq’’, po synojnë ta forcojnë mesfushën e tyre, ata kanë gati ofertën përfundimtare qe ta bindin mesfushorin holandez të nënshkruaj me ta.

Sipas gazetës ‘’Sport’’, United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mesfushori, ku oferta e radhës do të jetë shumë e mirë për t’u refuzuar nga të dyja palët.

Mësohet se gjigandët e Premier Ligës, janë të gatshëm ta bëjnë De Jong-un lojtarin e tyre më të paguar, me një pagë marramendëse nga 450 mijë funte në javë dhe po ashtu të arrihet marrëveshje qe Barcelona t’i paguaj 17 milion funte lojtarit nga pagat e shtyra.