75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / k.v

Gjejnë granata derisa po punonin me ekskavator, punëtorët ndihen me fat që ato nuk eksploduan (Video/foto)

Të hënën, disa punëtorë derisa po rrezonin një muri në fshatin Logjë të Pejës, hasën në dy granata dore, të cilat për fat të mirë nuk shpërthyen.

Ato për pak shpëtuan pa u prekur nga ekskavatori me të cilin punëtorët po e kryenin punën .

Punëtorët me fat, lajmëruan menjëherë Policinë e Kosovës e cila doli në vendin e ngjarjes dhe u morën me rastin.

Granatat e dorës dyshohet se ishin vendosur aty që nga koha e luftës.  

IndeksOnline ka siguruar pamje nga ky rast: