75 Mall Live Search
21:46 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Me reshjet e borës, në Prishtinë shënohet aksidenti i parë (Foto)

Sonte në Prishtinë kanë filluar reshjet e borës, të cilat për një kohë të shkurtër e kanë zbardhur qytetin.

Njësitet policore kanë apeluar për kujdes te pjesëmarrësit e komunikacionit, shkruan Indeksonline.

E me reshjet, para pak castesh afër rrethit të Spitalit, afër marketit “Interex” ka ndodhur një aksident.

Sipas fotos së dërguar në redaksinë e Indeksonline, shihet një veturë e cila është sjellur dhe është kthyer me drejtim nga kahja e kundërt. /Indeksonline/