75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / A. M.

Visar Bekaj nënshkruan me ekipin turk

Portieri Visar Bekaj, i cili ishte pjesë e klubit të Tiranës, ku u shpall kampion me ta këtë vit, siç duket është gati drejt një ekipi të ri.

Siç njofton ‘Panorama Sport’, Visar Bekaj do t’i bashkohet skuadrës së Manisa në Ligën e Parë të Turqisë, nga ky transferim, Tirana pritet të fitojë plotë 180.000 euro, transmeton IndeksOnline.

Lojtari ishte një ndër portierët më të mirë në superligë gjatë viteve 2014/2020, sa ishte pjesë e Prishtinës. Në klubin turk që do të transformohet, do ta gjejë edhe shqiptarin tjetër, Eros Grezda.

Kjo është një tjetër goditje për Tiranën e cila po humb titullarët, me të cilët u shpall kampion./IndeksOnline/