Barcelona arrin marrëveshje me Bernardo Silva

Gazeta ‘’Daily Mail’’, raporton se Barcelona ka arritur marrëveshjen personale me Bernardo Silva për transferimin e portugezit në klubin katalunas.
Edhe pse drejtuesit e Manchester City nuk janë aq të vendosur për shitjen e portugezit, Barcelona nuk ka heq dorë dhe ka vazhduar interesimin për lojtarin deri në arritjen e marrëveshjes me të , transmeton IndeksOnline.
Barcelona ka qenë njëra ndër skuadrat më aktive deri më tani në këtë merkato edhe pse ka pas probleme të mëdha financiare./IndeksOnline/